“Najada përfaqëson mjekët dhe infermierët”, Balla: Llafet e gjumin ia kemi lënë Lulit

schedule21:02 - 5 Mars, 2021

schedule 21:02 - 5 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të Elbasanit , ku u ndal tek sfidat e shëndetit publik të këtij qyteti.

Duke e krahasuar me një vit më parë situatën Balla tha se qeveria Rama ishte një ndër të parat në Evropë e cila në konsultim me Komunitetin Teknik mori vendimin për një mbyllje totale, e cila u dha kohë mjaftueshëm për tu përgatitur.

Sa i përket arritjeve në sistemin e shëndetësisë në Elbasan numri dy i PS ndër te tjera përmendi shërbimin e dializës dhe atë të sëmundjeve tumorale, për të cilat, tha se më parë duhet të  udhëtoje larg Elbasanit.

Balla u ndal edhe tek bonusi që mjekët, infermierët dhe stafet mbështetëse përfituan në kuadër të pandemisë që përfshiu vendin tonë.

“Qeveria që në ditët e para aplikoi një bonus financiar për të gjithë mjekët dhe infermierët, janë rreth 3656 mjekë dhe infermierë të cilët kanë përfituar bonusin prej 1000 eurosh. Për stafet mbështetës ka qenë 500 eruo në muaj”, tha Balla.

Gjithashtu Balla u ndal edhe tek çështja më e diskutuar e ditës; ftesa që kryeministri Rama i bëri doktoreshë Najada Çomos për t’u bashkuar me Partinë Socialiste. Sipas tij, Najada në vetvete përfaqëson jo vetëm Najadën si person por të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballën dhe do vazhdojnë të përballen me këtë betejë.

“Ndihem krenar që bashkë me mua dhe kolegët e mi të PS, në ekipin fitues të 25 prillit të kemi një personalitet të vijës së parë të frontit së cilës si një deputet kërkues për zonën që përfaqëson më është dashur ti shkruaj çdo ditë çdo natë për personat e shtruar atje dhe ka qenë një referencë për shumë njerëz.

Najada në vetvete përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballen dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë. Kjo luftë po shkon drejt fundit”, tha Balla.

Në fund të fjalës Balla tha se ajo që dallon PS nga të tjerët është se Partia Socialiste është votuar për të bërë punën ndërsa llafet e gjumin ia ka lënë Lulit.