Najada Elmazi kujton kohën kur u zgjodh miss: Ishte një sfidë, më përgatiti për të ardhmen

schedule19:53 - 18 Gusht, 2020

schedule 19:53 - 18 Gusht, 2020

Najada Elmazi ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Edicioni Veror” në Abc News. Ish-miss Saranda foli për momentin kur u kurorëzua si më e bukura e qytetit bregdetar. Asokohe vetëm 15 vjeç, Elmazi rrëfeu se ka qenë një sfidë e madhe për të, që e ka bërë të kuptojë më shumë për të ardhmen e saj.

“Një moment shumë i vështirë se isha më e vogla në konkurim. Ishte moment i bukur por dihet si të gjitha konkurset ka një luftë të brendshme të vogël dhe unë isha e pamësuar me këto lloj sfidash dhe më bëri mirë se më përgatiti për të ardhmen time. Duke qenë kjo lufta e brendshme më bëri pak të mënjanohesha, të ndihesha pak e pambrojtur, por si çdo e keqe që ka ato të mirat e veta arrita të kuptoj se nuk është bukuria mbi gjithçka.”, rrëfeu ajo.

Ajo gjithashtu u ndal dhe tek pasioni për kinemanë dhe teatrin, ndërsa rrëfeu se së shpejti pritet të sjellë në skenë dhe shfaqjen “Venecia”.

Është Venecia një shfaqje që zhvillohet në një shtëpi publike, nga një autor argjentinas. Në pamje të parë duket sikur autori ka dhënë vetëm skeletin, ashtu si projekti im “Kënaqësitë e tradhëtisë”, kur ti e lexon thua se çfarë mund të bëjë regjizori me këtë shfaqje sepse duket sikur ka shumë mangësi. Po mua pikërisht këtu më pëlqen sepse çdokush fillon dhe kthen në një eksperiment nëpërmjet etydeve dhe secili vendos fantazinë e vet..”, tha Elmazi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!