Najada Çomo feston ditëlindjen, Manastirliu e falenderon në emër të shqiptarëve për sakrificën

schedule09:16 - 21 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 21 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar për ditëlindje shefen e Infektivit, Najada Çomon.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka treguar se i ka dhuruar një buqetë të madhe me lule brenda ambienteve të spitalit.

Sakaq, Manastirliu i ka dedikaur edhe disa fjalë mirënjohje në emër të të gjitëh shqiptarëve në këtë situatë alarmante krijuar nga Covid-19.

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.
Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.
Edhe 100 Prof. Najada!”, ka shkruar Manastirliu krahas fotove. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!