Radja Nainggolan ka zbarkuar në Sardenjë dhe do të jetë pjesë e Cagliari. Interi e huazoi sërish falas, pasi nuk e aktivizoi në pjesën e parë të sezonit. Mesfushori ndjehet mirë që rikthehet në ekipin ku ai ka shkëlqyer. Sigurisht ai nuk e fsheh edhe faktin që tek Interi i kishte humbur dëshira.
“Dua të zbuloj sërish kënaqësinë e të luajturit futboll, që më është marrë gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Më pëlqen të luaj futboll dhe është ajo që dua. Thjesht dua të flitet për atë që bëj në fushë, veçanërisht pasi kam lexuar disa gjëra që ishin absurde.
#Cagliari, medicals for #Nainggolan: "Happy to be back. #Inter? I haven't been given any chances" https://t.co/1pNKlQlmnc
— Andrea Codega (@endriuco) December 30, 2020
Më në fund jam këtu, sikurse verën e fundit. Më në fund këtu dhe shpresoj të them më në fund këtu edhe verën e ardhshme. Të shohim. Kam folur me trajnerin Di Francesco dhe ai më donte këtu edhe gjatë verës, por e bëmë të mundur tani.
E shoh ekipin të fortë dhe konkurrues. Ndoshta mungon disi qëndrueshmëria, që mund të arrihet me lojtarët e rinj dhe afrimet. Shpresoj t’i jap përvojën time skuadrës dhe të ndihmoj në marrjen e rezultateve që meriton Cagliari”.