I intervistuar nga Het Nieuwsblad , ish-mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, tani në Antwerp, ai u rikthye te ish-skuadrat e tij:
“Natyrisht që më mungon Italia, kam luajtur dhe jetoj atje për 17 vjet. Ende më pëlqen të shikoj ndeshjet e ish-skuadrave të mia, Inter, Cagliari dhe Roma, dhe shpesh dëgjoj shumë nga ish-shokët e mi si Pjanic, Dzeko, Kolarov, Brozovic, Perisic. Me ta kam një miqësi të vërtetë. Por nuk jam penduar që erdha në Antwerp”. /abcnews.al/