“Nainggolan gënjeshtar, më betohej se ishte në shtëpi”, Sabatini flet për belgun

schedule13:38 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:38 - 9 Shkurt, 2021

Radja Nainggolan iu bashkua Romës në janar të vitit 2014, teksa ai që e kreu këtë transferim ishte Walter Sabatini, në atë kohë drejtor i kryeqytetasve. Italiani kujton fillimet e Nainggolan në kryeqytet, teksa tregon gënjeshtrat e Nainggolan dhe shprehet se nuk është njeri i mirë.

“Nainggolan nuk është njeri i mirë. Ai kurrë nuk më konsideroi mua si pjesë të suksesit dhe lumturisë së tij. Isha shumë i lidhur me të, madje e kam përqafuar teksa djersinte, gjë që s’do e bëja kurrë as me djalin tim. Por ai nuk u bë asnjëherë i mirë.

E telefonoja në mes të natës kur ai ishte te Roma. Gjithmonë betohej se ishte në shtëpi, por nuk ishte kurrë e vërtetë. Ishte gjithmonë jashtë dhe kjo është diçka e përçmuar, që një profesionist të kapet i dehur jashtë klubeve të natës.

Por unë e kam dashur gjithmonë atë në aspektin sportiv. Sparkatat e tij ishin gjithmonë emocionuese për t’u parë. Kur ai erdhi te Roma mendova se kisha mbyllur marrëveshjen më të mirë të karrierës sime”, u shpreh Sabatini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!