Bayern Munich po zhvillon një sezon fantastik deri më tani, vendi i parë në Bundesliga dhe vendi i parë në grupet e Champions League, flet shumë për punën e trajnerit Julian Nagelsmann.
Ditën e sotme, tekniku i “bavarezëve” vlerësoi punën e të tijve, si dhe uroi tifozët për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
“Mendoj se luajtëm futboll të jashtëzakonshëm në gjysmën e parë të sezonit, pavarësisht një rënieje të lehtë. Kemi pasur ndeshje të shkëlqyera në kampionat, në Kupën e Gjermanisë, në Champions League.
Ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Shpresoj që së bashku të festojmë fitoren e të gjithë trofeve të mundshme”,- tha trajneri Nagelsmann. /i.m /abcnews.al