Nagelsmann lë Wirtz në stol, publikohen formacionet e sfidës Gjermani-Danimarkë

schedule20:03 - 29 Qershor, 2024

schedule 20:03 - 29 Qershor, 2024

Pas Zvicrës, e cila siguroi “biletën” e parë çerekfinale, në Euro 2024, mbrëmjen e kësaj të shtune do të mësohet edhe një tjetër ekip që do të kalojë këtë fazë, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, “Pancerat” gjermanë, organizatorë të këtij turne do të sfidojnë “Vikingët” e Danimarkës, në sfidën e radhës, të fazës së 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelscmann ka vijuar t’i rreshtojë djemtë e tij, me skemën 4-2-3-1, ku në portë mbetet legjenda, Manuel Neuer. Në krahët e mesfushës janë David Raum e Kimmich, me qendrën që do të mbulohet nga Rudiger e Scholtterbeck. Më të tërhequr në mesfushë janë Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Sane e kapiteni Gundogan vendosen pas “fantazistit”, Kai Havertz.

Në krahun tjetër, tjetër tekniku Kasper Hjumland ka vendosur të përdorë formulën e zakonshme, 3-4-1-2, me “Vikingët” e tij, me portë që mbrohet nga Schmeichel e para tij në mbrojtje janë Andersen, Christensen e Vestergaard. Në krahët e fushës janë Maehle e Bah, ndërsa Delaney e Hojbjerg mbulojnë qendrën. Më i avancuar është Christian Eriksen, ndërsa Hojlund e Skov Olsen mbushin sulmin e danezëve. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!