Pavarësisht se u ndanë në mënyrë të papritur, në mesin e sezonit të kaluar, sërish “Baverezët” e Bayern Munich, duket se nuk e kanë “shuar” dashurinë për ish-teknikun e tyre, Julian Nagelsmann, me këtë të fundit që tashmë është në krye të pankinës së Kombëtares gjermane, mirëpo sërish “gjigantët” e Mynihut e kërkojnë pas largimit të Thomas Tuchel, në muajin maj.
Kontrata e Nagelsmann me “Pancerat” përfundon në muajin korrik, athere kur mbaron edhe Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024, por besohet se se Federata Gjermane e Futbollit do ti bëjë një tjetër ofertë teknikut, gjithmonë në varësi të rezultateve që do të marrë në kompeticionin që “Die Manschaft” zhvillon në shtëpinë e saj.
Ndërkohë me “Baverezët”, që është një kantier në ndërtim, edhe anësori francez, Kingsley Coman mund të lërë skuadrën, edhe pse kontrata e tij skadon në 2027, teksa “fantazisti” i sulmit do të shitet në rast se në klubin bavarez mbërrin një ofertë prej 70 milionë eurosh, me Bayernin që nuk e ka përfshirë Coman në listën e lojtarëve të pashitshëm. /i.m /abcnews.al