Naftëtarët përshkallëzojnë protestën, marshim në rrugët e Ballshit, i bashkohen edhe qytetarët

schedule17:49 - 10 Tetor, 2020

schedule 17:49 - 10 Tetor, 2020

Në një kohë që grevistët janë ngujuar dhe dalin prej aty vetëm për të shkuar në spital, naftëtarët e Ballshit protestuan duke marshuar dhe bllokuar rrugën kryesore.

Një tjetër grevist përfundoi mbrëmë në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai u rikthye në grevë afër mëngjesit për të vazhduar bashkë me kolegët rezistencën ndaj asaj që e kanë quajtur tallje me djersën e naftëtarëve.

“Ballshi po falimenton në të gjitha aspektet”, u shpreh ai.

Protesta u shndërrua në marshim të cilit iu bashkuan edhe qytetarët

Ndërkohë që greva e urisë vazhdon asnjë zgjidhje nuk është ofruar nga shteti apo kompanitë që administrojnë uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

900 naftëtarë kanë 27 paga të papaguara ndërsa puna në uzinë është ndalur prej 9 muajsh.

Shkak për ndalesën e fundit u bënë mosmarrëveshjet mes “Bankers Petroleum” dhe kompanive të Rafinerisë për furnizimin e kësaj të fundit, me naftë bruto.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!