Naftëtarët nuk pranojnë takim me zv.ministrin: Është mashtrues, përgjigje kërkojmë nga Balluku

schedule12:25 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:25 - 17 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit këtë të enjte janë zhvendosur dhe po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku kërkojnë që të takohen me ministren Belinda Balluku.

Burime për Abc News bëjnë me dije  se naftëtarëve u është konfirmuar se do të zhvillojnë një takim me zv.ministrin Ilir Betja, takim që ato e kanë refuzuar.

“Na thanë që të takohemi me zëvendës ministrin, por ato janë takime të rezauruara nuk na japin zgjidhje takime të tilla. Personi i vetëm që mund të na japë përgjigje në lidhje me takimin e zhvilluar në Azerbaijan është vetë ministrja Balluku”, ka thënë një protestues.

LEXO EDHE: Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve para MIE-s, shoqërohen disa persona

Një tjetër protestues shprehet se janë mashtruar disa herë nga premtimet boshe të zv ministrit dhe do të vijojnë protestën e tyre deri në në përgjigje nga vetë ministrja Balluku.

Ka më mashtrues se Ilir Betja, ditë për ditë. Në fund të qershorit tha se do të lëshohet uzina e Ballshit por vetëm na ka mashtruar. Ministrja po i shmanget përgjegjësisë, pasi në qershor ajo tha se lëshohet, por asgjë nuk ka ndodhur, atje na sjellin vetëm mashtrues. Ne jemi bërë edhe kontratat për të marrë lekët, por asgjë. Kam marrë lekë borxh për të ardhur në protestë, do vijojmë qëndrimin derisa të marrim një përgjigje”, është shprehur një tjetër protestues. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!