Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot sërish në protestë. Abcnews.al mëson se naftëtarët janë mbledhur para Prefekturës së Fierit dhe kërkojnë takim me prefektin.
Ata kanë mbetur pa punë dhe kërkojnë pagat e prapambetura prej 3 muajsh.
Puna në uzinë është pezulluar për shkak të mungesës së naftës bruto. Nafta bruto eksporohet nga Bankers Petroleum. Një muaj më parë Autoriteti i Konkurencës mbylli hetimin duke detyruar Bankers të furnizojë uzinën me lëndën e parë por kjo ende nuk ndodhur./abcnews.al