Mungesa e një përgjigjeje nga shteti se çfarë do të bëhet me fatin e tyre i ka sërish bashkë puntorët e rafinerisë së naftës në Ballsh.
Megjithë protestat e vazhdueshme, kërkesat e naftëtarëve të Ballshit nuk kanë marrë zgjidhje. Dyert e rafinerisë janë të mbyllur dhe 1 mijë punorët janë të papunë. Ata janë mbetur pa shpresë
“Mos na detyroni të marrim rrugen e emigrimit., pas vitesh punë në rafineri”, thotë puntori.
Ata shprehen se sa herë që ndërrohen administratorët punonjësit mbeten pa paga. Njëzëri kërkojnë që kompania e administruar nga Bylis dhe Tosk Energy të zgjidhë problemet me Bankers Petrolium dhe të rinisë punën.
“Ne duam që të likujdorjë puntorët deri më një për të gjithë detyrimet që ka, ndërsa për problemet që kanë dalë rrugës për mua janë fallco”, shprehet një nga puntorët.
Naftëtarët kërkojnë nga shteti që të mbajë premtimet.
Një ndër punonjësit thekson se arsyeja e pengesës së vazhdimësisë së kësaj pune sipas zotit Kristofer ishte mungesa e një vendimi për të dalë nga autoriteti i konkurencës.
“Për rifillimin e punës duhet të ndërmarrë hapa të domosdoshme kompania”, tha më tej një tjetër nga punonjësit protestues.
Punonjësit e rafinresisë së naftës kanë 5 muaj pa u paguar. Sipas tyre kjo është një histori e përsëritur, por shqetësimi kryesor është puna në uzinë dhe profesioni i tyre prej 30 vitesh rrezikon ti lërë pa të ardhura. /abcnews.al