Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Naftëtarët e Ballshit në grevë, reagon Rama: Privatizim kriminal, po punojmë për një zgjidhje

schedule13:49 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:49 - 6 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë në grevë për të rinisur puna.

Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim kriminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve ndërsa theksoi se po punohet për të gjetur një zgjidhje.

LEXO edhe: “Ndryshimi i rregullave të lëvizjes?” Rama: Nuk është kthim pas, por një sistem sigurie nga BE

“Është një privatizim kriminal. Do shkruaja një libër nëse mund të tregoja çfarë kam bërë për këtë çështje. Kam bërë lloj-lloj lutjesh tek kompania për të rifilluar puna. Jo më larg se disa javë më parë shkova enkas në Azerbajxhan dhe takova presidentin.

Por të na vini faj është e tepërt. Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Jam i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka. Jam i shqetësuar, më vjen keq. Jam i informuar por nuk mendoj se ka nevojë për greva urie që të sensibilizojnë mua.

Jam super i sensibilizuar unë. Kemi bërë ndërhyrje disa herë. Ajo rafineri kërkon një investim të madh për tu rimëkëmbur dhe kërkon një afat të gjatë. Ne po punojmë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi”, tha Rama.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!