Naftëtaret e Ballshit në ditën e shtatë të grevës së urisë, rëndohet më tej gjendja e tyre shëndetësore

schedule10:35 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 21 Tetor, 2020

Sot është dita e shtatë e grevës së urisë për naftëtaret e Ballshit.

Mësohet e gjendja e tyre shëndetësore është rënduar më tej. Nata ka qenë më vështirë për shkak edhe të uljes së temperaturave.

Deri më tani nuk ka ardhur ambulanca ndërsa grevistet kanë shtuar një krevat brenda ambienteve te grevës pasi nuk qëndronin dot ulur.

Këtë mëngjes kanë kollë, lodhje fizike, luhatje tensioni dhe probleme me zemrën.  Megjithatë, ato do të qëndrojnë në grevë dhe as nuk duan të zëvendësohen me shoqet e tyre. s.b/abcnews.al/