Nafta në Shpirag/ Do duhet të hapen 15 puse, tre skenarët e SHELL

schedule13:19 - 23 Gusht, 2023

schedule 13:19 - 23 Gusht, 2023

Pas kryeministrit Edi Rama, fjalën e mori ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila foli më në detaje në lidhje me zbulimin e naftës në Shpirag.

Ajo tha se tanimë ajo është zbuluar është se nafta ndodhet në një thellësi 6 kilometra dhe do të duhen të hapen 15 puse.

“Tashmë ajo që është zbuluar se nafta ndodhet në thellësi të sipërfaqes 6 km nën tokë dhe do të duhen të hapen mbi 15 puse. Rezervuari në kontratën e zonave dy dhe tre është i lidhur dhe për sa kohë është i lidhur shpimet e tjera do të ndodhin për të lehtësuar rrjedhjen por e dimë që është rezervuar i lidhur” tha Balluku.

Ministrja gjithashtu zbuloi edhe tre skenarët e mundshëm të SHELL për transportin nga triporti i Vlorës tek Porto Romano në Durrës.

Aksesin e produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në Eksit Pointin e TAP-it, në zonën e Fierit. Ata janë përgatitur për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut

Opsioni i tretë dhe më i pamundur pasi ka distancë edhe më të gjatë 120 km, aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës. Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania. Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit” theksoi Ministrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!