Nafta kontrabandë në Shqipëri, Salianji-Cuçit: Cili nga oligarkët Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil ia ka mbyllur gojën policisë?

schedule19:03 - 15 Shtator, 2022

schedule 19:03 - 15 Shtator, 2022

Deputeti i PD Ervin Salianji ka qenë mjaft i ashpër në Kuvend ndërsa ka folur për sekuestrimin e 2300 ton naftë të sekuestruar në Durrës, e cila vinte kontrabandë nga Libia.

Ai i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, që të tregojë me emra konkret se kujt oligraku do t’i dorëzohej kjo naftë, Kastratit, Gegës, Alpetit, Elda, Bolvoil, pasi sipas tij vetëm këto kompani kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano.

Nga ana tjetër Ministri Çuçi tha se është koha që opozita duhet të duartrokasë këtë aksion të policisë dhe jo të sulmojë kur në këtë vend punohet.

Replikat Salianji-Çuçi:

Salianji: Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri. Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në PortoRomano. Cilët nga ata të pestë jua ka mbyllur gojën dhe policia nuk flet. Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri. Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Çuçi: Kush ua ka dhënë këto informacione?

Salianji: Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot.

Çuçi: Ju ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditën që policia dhe qeveria e kap dhe e sekuestron dhe fut në burg trafikantët, pikërisht për këtë ditë ju thoni që qeveria nuk punon. Pra të paktën thoni bravo për operacionin që keni bërë por ne kemi sinjalizime që kjo ka ndodhur më parë. Thoni bravo për operacionin që keni bërë. Me partnerët sepse krimet nuk luftohen pa partnerët. Nuk mund ta ngresh gishtin ditën që ata reagojnë.

Salianji: Tani, z. ministër i Brendshëm po ju pyes dhe njëherë, unë nuk thashë që pse policia shqiptare arrestoi ata qytetarët libianë dhe të huaj për një anije kontrabandë që siç edhe ju e pranuat ishte sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë se nuk kishte se ç’bënte policia shqiptare, unë po them shumë mirë që ndodhi kjo, por policia shqiptare a ka ndonjë përgjigje se cila nga këto pesë kompani shqiptare bënte importin e kësaj nafte kontrabande në Shqipëri. Pse nuk e thotë policia shqiptare këtë, me emër, me mbiemër. Unë po them këtë se këtu ka dy standarde në zbatimin e ligjit. Kur arrestohet cilido në Republikën e Shqipërisë, qytetari më i thjeshtë, thuhet emër mbiemër ose me iniciale. Kompanitë po e po.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!