Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta do të jetë falas për fermerët.
Në një deklaratë për shtyp, shefi i Kabinetit të Partisë Demokratike, njëkohësisht ekspertin ekonomik, Dorian Teliti u shpreh se në 7 vjet kryeministri u mori fermerëve mbi 100 milionë euro për karburantin vetëm nga rritja e taksës së qarkullimit.
“Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmëruar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës”, u shpreh Teliti mes të tjerash.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë!
Sot ishte një ditë e keqe për ju! Kryeministri në ikje tentoi t’ju mashtronte sërish para zgjedhjeve dhe nuk mori asnjë vendim që ju lehtëson nga vështirësitë ekonomike.
Edi Rama refuzoi të firmosë çekun 1 mjë euro për mbi 100 mijë familje që mbahen me biznesin e vogël. Refuzoi të firmosë çekun 20 mijë lekë për pensionistët, refuzoi të japë një ndihmë minimale për të papunët.
Ajo çfarë bëri Kryeministri në ikje ishte një tallje me shqiptarët dhe veçanërisht me fermerët, shtresa më e goditur nga pandemia dhe më e braktisur nga keqqeverisja e tij 7 vjeçare.
Çfarë bëri Edi Rama për bujqësinë në 7 vjet? Vetëm 1 gjë! Rriti taksat për karburantin. A mund t’i besohet dikujt që për 7 vjet vetëm rrit taksat dhe kur do vota thotë se do ta ulë çmimin?
Rritja e çmimit të naftës, duke vendosur taksën 240 lekë për litër pëë qarkullimi , ishte ndër aktet e para të qeverisë së Edi Ramës, prandaj sot ai është i pabesueshëm. Për taksë “Rama” të qarkullimit, fermerët kanë paguar këto 7 vjet më shumë se 100 milionë euro.
Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmëruar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës.
Të nderuar fermerë!
Mos i besoni Edi Ramës! Është mashtrimi i radhës para zgjedhjeve. Ky është personi i parë përgjegjës pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë të varfër, pse të rinjtë ikin nga fshati.
Një kryeministër që u zhvat fermerëve 100 milionë euro vetëm nga taksa e naftës, nuk ka për të punuar asnjëherë në interes të tyre për të ulur vërtet çmimin e naftës.
Deri në 25 prill, nga Edi Rama do të dëgjohen çudira, por vetëm një gjë ka rëndësi. Tani, të gjithë e dinë se deri në 25 prill vendi drejtohet nga kryeninistër mashtrues.
g.v/abcnews.al