“Nafta falas në Myzeqe”, Braçe për PD-në: Të marrë që besuan se mund të fitojnë

schedule21:38 - 4 Maj, 2021

schedule 21:38 - 4 Maj, 2021

Partia Demokratike akuzoi dhe denoncoi se një ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, pra të shtunën e heshtjes zgjedhore, qeveria socialiste shpërndau tollona nafte për bujqit. Por zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook shprehet se kjo nuk ishte “naftë për zgjedhje”, por punë që vazhdon në mbështetje të bujqësisë.

“Nafta falas per bujqit! Ne Lushnje vijon shperndarja e  kartave te naftes falas! Sepse edhe kjo nuk ishte “nafte per zgjedhje”, “nafte per vota”; ishte dhe do jete e mire publike per bujqit e gjithe Myzeqese, thelbit te ekonomise bujqesore te Shqiperise!

Qentë lehen boll edhe per kete; posacerisht talebani kriminel qe kurre se beri nje pune per njerezit ne kaq vite! Koha provon te verteten! Ja ku jemi, puna shkon perpara, nafta falas shkon tek bujku!

paditeni dhe kete! Te marre qe besuan se mund te fitojne vec po te nderpritet puna” shkruan ai./ db/ Abcnews.al