Nafta 230 lekë, qytetarja: Do të mbyll makinën

schedule18:49 - 6 Mars, 2022

schedule 18:49 - 6 Mars, 2022

Ditën e shtunë çmimi i karburantit në vendin tonë pësoi rritjen më të lartë të ndodhur ndonjëherë. Në disa prej pikave të karburanteve çmimi i arit të zi tregtohej me 240 lekë për litër. Mirëpo këtë të dielë në pjesën më të madhe karburanteve në vend çmimi i naftës është 230 lekë.

Qytetarët janë të shqetësuar në lidhje me këtë situatë, pasi thonë se e kanë të pamundur ta përballojnë këtë çmim.

“Ka ndikuar goxha, është rritje e madhe. Ka qenë më ndryshe, goxha vështirë. Nuk po e përballojmë dot.”

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe shoqata e Hidrokarbureve. e justifikon rritjen e çmimeve të karburanteve me konfliktin Rusi-Ukrainë, ndërsa parashikon që situata mund të stabilizohet, nëse OPEK vendos të rris sasinë e naftës së munguar nga Rusia.

Shoqata shton se furnizimi i tregut është i garantuar, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!