“Na trondite me ikjen tënde, Gert”, kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat

schedule13:53 - 18 Shtator, 2024

schedule 13:53 - 18 Shtator, 2024

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!
Ngushëllime nga zemra familjes!U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti”, shkruan në mesazhin e saj ngushëllues kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Ish-deputeti humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak./ abcnews.al