“Na thonë pse ia rrisnin pagat deputetëve dhe nuk rrisni pensionet”, Rama paralajmëron nga Fieri: Do t’i qepemi nga mbrapa sektorit privat

schedule13:50 - 29 Tetor, 2024

schedule 13:50 - 29 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Fieri sektorin privat që të deklarojë  pagat e plota punonjësve, në të kundërt do t’i qepen nga pas siç bën me hajdutët e energjisë elektrike.

Ai ka deklaruar se i thonë shpesh se pse i rrisin pagat deputetëve dhe jo pensionistëve, por kjo nuk ndikon, pasi pagat e tyre nuk mbulojnë pensionet.

“Ka një llogari që bëhet, nuk është as me qejf as pa qejf dhe qeveria ka për detyrë ta paguaj. Ne kemi bërtë një ideksim dy herë, një herë në kohën e luftës në Ukrainë. Ajo që duam të bëjmë është komplet tjetër gjë. Pse është ky momenti sepse është rritur ekonomia, janë rritur mundësitë. Po të mos ishin rritur mundësitë, ne nuk do diskutonim këtë gjë. Tani mund të fillojmë të mendojmë ndryshe sepse është rritur ekonomia.

Ju duhet të jeni të parët që të gëzoheni kur rriten pagat sepse nga çdo pagë e rritur marrim më shumë për të paguar pensionet

Ne duam me çdo kush të rrisim pensionet, por nuk jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë. Ka një problem me pagat, ju duhet të jeni të parët që gëzoni me rritjen e pagave sepse çdo kush që merr një pagë më të lartë kontribuon për pensionet.

Ashtu siç e kemi çuar pagën 950 euro për mësuesit dhe fondi i sigurimeve zgjerohet dhe ata kur të dalin në pension do ta kenë më të lartë. Fondi i pagave nuk është i barabartë me peshën që ka në buxhetin e shtetit dhe me fondin e sigurimeve shoqërore. 1 miliardë paguajmë ne që të mbulojmë penisionet në viti.

Janë disa që thonë pse ia rrisnin pagat e deputeëve dhe nuk ia rrisnin pensionistëve. Sigurisht pagat e tyre të mbulonin pensionet ne i nxirrnim të gjithë vullnetarë. E përsëris që nga rritja e pagave përfiton fondi I pensioneve. Problemi jonë është rritja e pagave në sektorin privat dhe për këtë arsye ne ja kemi bërë të qartë shumë kompanieve dhe kjo është grabitje. Ne do t’i qepemi nga mbrapa, ashtu siç bëm me hajdutët e energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!