“Na shkatërroi Qormemeti”, Menaxheri i kthehet Longos: I ka djegur humbja, s’kam lidhje

schedule21:05 - 30 Janar, 2022

schedule 21:05 - 30 Janar, 2022

Diego Longo, trajneri i Kukësit, fajësoi menaxherin Shkumbin Qormemeti për humbjen me katër gola ndaj Tiranës, pasi pretendonte se ai nuk e kishte regjistruar në kohë mbrojtësin Jorgo Pëllumbi që mungoi ndaj bardhebluve.

Italiani theksoi mes të tjerash se Qormemeti i shkatërroi dhe se ai e mori vesh që lojtari i Shqipërisë U21 nuk mund të luante vetëm dy orë para ndeshjes. Vetë menaxheri i njohur ka reaguar, duke thënë për “Panorama Sport”:

“Nuk kam asnjë lidhje me transferimin e futbollistit Pëllumbi. Në dijeninë time është marrë Pero Pejiç direkt me klubin e Varazhdinit. Nuk e kuptoj se përse më ka përmendur mua zoti Longo. Ndoshta i ka djegur shumë humbja me Tiranën dhe hidhërimin përpiqet ta shkarkojë diku tjetër, por po gabohet.

Ndoshta ai nuk ka eksperiencë dhe nuk e kupton që Shkumbin Qormemeti nuk është federatë që regjistron lojtarët. Ai është krejtësisht gabim. Mua më kanë telefonuar sot në mëngjes dhe më kanë thënë që nuk po federojmë dot Pëllumbin. U thashë se nuk kam asnjë lidhje në këtë transferim. Nuk e kuptoj përse më ka përmendur”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!