Na mungon solidariteti, shqiptarët nuk dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

schedule15:27 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 15:27 - 25 Dhjetor, 2024

Këtë Krishtlindje Banka e Gjakut zgjodhi të ndërgjegjësojë ndryshe. Nxori këtë njësi të lëvizshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe ftoi qytetarët të solidarizohen dhe të dhurojnë gjak për personat që kanë nevojë.

Të shumtë ishin ata që i kaluan pranë, por rreth katër orë që ajo qëndroi në qendër të kryeqytetit askush nuk ndaloi për të dhuruar.

Nevojat për gjak sipas mjekëve gjatë festave shtohen dhe ata që i ndjejnë më tepër janë të sëmurët me talasemi.

“Prania jonë sot këtu është dhe njëherë për ti ardhur në vëmendje të gjithë popullsisë që në kemi nevojë për gjak dhe këto nevoja shtohen në periudha festash gjithmonë dhe më shumë.  Më tepër i ndjejnë personat talasemikë të cilët sipas gjendjes së tyre duhet të bëjnë transfusion 7 deri në 14 ditë”, Eriona Braho, mjeke transfuziologe.

Në vend janë rreth 250 persona me talasemi, por nevojë për gjak kanë dhe të sëmurë të tjerë kronikë. Në raste aksidentesh apo ndërhyrje kirurgjikale sërish ka nevojë për gjak.

Dhurimet vullnetare plotësojnë vetëm 25 % të nevojave pjesa tjetër  rreth  75%   vjen  nga  ato familjare.

“Kur një mik, një familjar, një shok ka nevojë për një njësi gjak atëherë dikush I njohur dhuron për të duke ruajtur stokun e qendrës së gjakut. Ky është grupi kryesor. Tre – katër herë në vit mund të dhurojnë meshkuj dhe dy tre herë  në vit  femrat”, shprehet ajo.

Tirana ka numrin më të madh të dhuruesve ndiqet nga Shkodra, Lushnja e Vlora.   Mosha që dhuron më tepër është ajo nga 18 deri në 45 vjeç me në krye studentët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!