“Na mungon miku im”, Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevios

schedule15:41 - 7 Korrik, 2022

schedule 15:41 - 7 Korrik, 2022

Reperi, Cllevio ndodhet në burg pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa, më herët ai u përfshi në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizyn.

Ndërkohë, në rrjete sociale, “#freecllevio” është një ndër hashtag-et që po përdoret më së shumti.

Më i fundit që e ka kërkuar lirimin e Cllevios është edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ka ndarë në Instagram një pjesë nga një bisedë e tyre “live”, ku kanë qeshur pafund.

“ “@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman ??? Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!