“Na mbytet me teste, le të festojmë golat”, trajneri gjerman nuk përmbahet

schedule08:21 - 18 Maj, 2020

schedule 08:21 - 18 Maj, 2020

Hertha Berlin siguroi një trepikësh shumë të rëndësishëm dje. Skuadra kryeqytetase fitoi 0-3 në fushën e Hoffenheim, duke treguar një formë shumë të mirë përballë një rivali të rrezikshëm. Bruno Labbadia është i lumtur për suksesin e djemve të tij, por e sheh problematike mungesën e festës në një deklaratë për Sky Sport Deutschland.

Protokolli mjekësor nuk lejon përqafimet dhe festën në rastin e golave, veprim që nuk aprovohet nga trajneri i Herthas. “Djemtë kishin nevojë për këtë fitore, e merituan dhe ishte shumë e rëndësishme për besimin e tyre.

Festimet janë pjesë e futbollit. Jemi testuar aq shumë këtë periudhë sa mendoj se mund të na lejojnë për të festuar golat. Kemi kryer shumë kontrolle, është turp i madh nëse na e mohojnë gëzimin dhe festimin e shënimit të golave“, deklaron trajneri i skuadrës kryeqytetase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!