Dhjetra milion paund, mediat britanike nxjerrin faturat e çmendura të dasmës së Harry-t me Meghanin

schedule12:25 - 23 Maj, 2020

schedule 12:25 - 23 Maj, 2020

Dy vite më parë u mbajt dasma më e madhe e dekadës, ku njerëz nga e mbarë bota u mblodhën për të ndjekur martesën e çiftit mbretëror, Meghan Markle dhe princit Harry.

Pak kohë më parë dyshja vendosi të hiqte dorë nga statusi mbretëor, duke u shpërngulur në Kanada.

“Daily Mail” hedh dyshime se kostoja financiare prej 44 milion paundësh e shkaktuar për publikun britanik nga shpenzimet e çiftit të famshëm është më e lartë nga çfarë është raportuar.

Fondet publike për çiftin do të duhej të përfundonin në 31 Mars, kur ata zyrtarisht u tërhoqën nga jeta mbretërore. Por edhe pse ata janë larguar drejt kontinentit amerikan, ka ende një faturë të rëndë që duhet të paguhet, raporton abcnews.al.

Çifti nisi jetën si të sapomartuar në Nottingham Cottage, ku më pas do të transferoheshin në një apartament më të madh që po rinovohej. Kostoja për një vit në apartamentin me 21 dhoma raportohet se i kanë kushtuar taksapaguesit britanik 1.4 milion milion paund. Megjithatë kur rikonstuksioni përfundoi, dyshja vendosi që të mos shpërngulej.

Më pas mbretëresha iu dha Harry dhe Meghan Frogmore Cottage, ku pesë apartamente të përdorura më parë nga stafi mbretëror u shndërruan në një banesë të vetme. Çifti u transferua në Frogmore në fillim të verës së vitit 2019, por qëndruan më pak se gjashtë muaj, duke u larguar më pas drejt Kanadasë, në një rezidencë prej 10.4 milion në ishullin Vancouver.

Aktualisht ata janë transferuar në një rezidencë prej 14 milion £ në Beverly Ridge, Los Angeles. Në gusht të vitit të shkuar, për të festuar ditëlindjen e Meghan, dyshja kaloi një javë në një në Ibiza, ku qëndrimi për të paktën shtatë ditë mund të kushtojë 100,000 £, raporton abcnews.al.

Që nga dasma, Meghan thuhet gjithashtu se ka grumbulluar një koleksion me stoli prej 600,000 £ (përfshirë artikujt e dhuruar prej saj nga Harry dhe mbretëresha), një koleksion më i madh se ai i Princeshës Diana, duke përfshirë një unazë të re diamanti.

Harry dhe Meghan nuk janë kursyer edhe në stafin e tyre. Deri në 31 Mars, kur ata hoqën dore nga statusi mbretëror, ekipi i tyre përfshinte një sekretar privat (me një pagë 146,000 £ në vit), drejtorin e PR Sara Latham, ekipin shtëpiak dhe një dado.

Sigurisht, transferimi në Kanada krijoi nevojën e një stafi të ri, duke përfshirë dhe stafin e PR, stafin shtëpiak dhe avokatët. në total kostoja e harxhuar vetëm për staf shkon në 592,000 paund.

Gjithashtu dhe kostoja e sigurisë së çiftit mbetet e lartë. Udhëtimet e tyre kanë qenë të shumta dhe ndonëse ata mund të kenë qenë dhuratë nga miqtë e famshëm të tyre, ata shoqëroheshin gjithmonë nga oficerët e mbrojtjes të financuar nga fondet publike, duke përfshirë këtu dhe sigurinë jashtë vendit që është më e shtrenjta nga të gjitha.

Kur ata u zhvendosën në Kanada, oficerët e mbrojtjes duhej të shkonin gjithashtu, një faturë kjo për taksapaguesit britanikë dhe kanadezë. Të paktën vetëm në Frogmore, siguria ka kushtuar 4.5 milion paund për një vit.

Përdorimi i avionëve privatë gjithashtu kanë patur një kosto të lartë. Vlera e plotë sipas studimit mendohet të jetë rreth 1 milion paund, ndërsa vetëm dasma që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka kushtuar 33.5 milion paund. /abcnews.al