Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, pasi një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71 vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Kalyvia, në banesën e tyre.
I mituri ka deklaruar se babai keqtrajtonte dhe abuzonte me nënën dhe vëllanë e tij, shkruajnë mediat greke.
Pasi ka debatuar me të atin 71-vjeçar, ka marrë dy thika dhe ka arritur ta godasë disa herë, duke e lënë të vdekur.
Vëllai i 16-vjeçarit dhe nëna e tyre 45-vjeçare jetonin diku tjetër, pasi çifti ishte divorcuar. Autori jetonte me të atin dhe priste të mbushte moshën 18-vjeçare për t’u larguar edhe ai./abcnews.al