“Na kanë qëlluar me armë edhe para dy vitesh”, vëllai i 60-vjeçares në Lushnje: Shteti s’ka marrë masa, konflikti për dy hektarë tokë

schedule21:08 - 30 Mars, 2023

schedule 21:08 - 30 Mars, 2023

Afrim Hasalla, vëllai i 60-vjeçares, Bajame Seneja, e cila plagos në këmbë me armë zjarri pasditen e sotme, ka folur për mediat, ku është shprehur se shtetasi Shaip Hasalli tashmë me djemtë e tij kanë qëlluar me armë ndaj tyre edhe dy vite më parë.

Ai shton se shteti nuk ka marrë masa për ngjarjen ndërsa mban në duar foton e Shaipit me djemtë e tij, të cilën pretendon se ia ka dërguar edhe policisë.

Vëllai i 60-vjeçares bën me dije se ky konflikt ka nisur për dy hektarë tokë, të cilën Shaipi kërkon ta marrë me forcë.

Ditën e sotme Afrimi, së bashku me motrën e tij dhe nipin ka qenë në gjyq për këtë çështje dhe gjatë kthimit për në shtëpi i është bërë pritë me armë.

“Shaip Hasalla me djemtë, para dy vitesh na kanë qëlluar me armë edhe sot na qëlluan na plagosën motrën.

Shteti s’ka marrë masa për këtë ngjarje, ne i kemi dërguar foto.

Sot ishim në gjyq, për punën e tokës. Mbaruam gjyqin, u nisëm për në shtëpi, na bënë pritë me armë.

Nuk i pamë sa veta ishin. Unë isha bashkë më avokatin nga Tirana. Nipi ka qenë me motrën mbrapa, ata e qëlluan.

Vjen nipi me shpejtësi ul xhamin dhe më thot që po më qëllojnë.

Konflikti është për dy hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që kam bërë atje dhe sot ky zotërija do ta marri me forcë.

Për vrasjen e dy viteve u dënua Kastrioti. Po Kastrioti nuk e vravi, e vravi Shaipi djalin, Kastrioti mbrojti vëllanë dhe fëmijën e tij”, tha Afrim Hasalla.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!