“Na kanë mbetur vetëm brek*t”, Dervishi: Nuk e dimë çfarë informacione kanë në dorë hakerat

schedule22:12 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:12 - 20 Shtator, 2022

Gazetari dhe autori i emisionit “Abc Story”, Ferdinand Dervishi, ishte i ftuar në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ku u diskutuan sërish sulmet kibernetike mbi institucionet shqiptare.

Sipas Dervishit,  më e rrezikshme është ajo që nuk ka dalë, se sa informacionet që janë bërë publike. Kjo sepse, ne ende nuk e dimë çfarë informacione kanë në dorë hakerat.

Dervishi: Na kanë mbetur vetëm brekët. Ne nuk e dimë sa kanë marrë hakerat. Ne nuk i kemi parë dhe këto 5 mijë e ca file të nxjerra nga fluksi që ka kaluar nga kompjuteri i drejtorit të përgjithshëm. Aty e sigurt që duhet të ketë dhe përgjithësime nga ana e policisë për grupe kriminale. Ai duhet të ketë bërë përgjithësime për një grup kriminal, nga këto që ne nuk ia përmendim dot as emrin. Janë grupe nën hetim, në ndjekje. Këto janë shumë të rrezikshme të dalin. Qoftë për njerëz civilë që i kanë denoncuar, qoftë për policë që i kanë bërë këto raporte. Aq më keq për personat civilë që kanë dhënë këtë informacion. Sepse mund t’i dalë “atij të fortit” që komshiu e ka dhënë këtë informacion.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!