“Na duhet Kombëtare ‘trime’”/ Trajneri i njohur, Ernest Gjoka analizon kuqezinjtë: Sylvinho tashmë ka përvojë, duhet reagim

schedule16:10 - 21 Nëntor, 2024

schedule 16:10 - 21 Nëntor, 2024

Duhet t’i shtrijmë këmbët sa e kemi jorganin.

Kështu është shprehja popullore, dhe kështu thotë trajneri i njohur i futbollit shqiptar, Ernest Gjoka, ndërsa analizon paraqitjen e kombëtares në Ligën e Kombeve.

Siç e ka për mentalitet,Gjoka e sheh gjithmonë gotën gjysmë plot.

“Ne kemi një problem që duhet ta kuptojmë dhe duhet të jemi shumë me këmbë në tokë. Kërkesa nga mundësia janë dy gjëra të ndryshme. Dëshirojmë të shkojmë larg por unë kam idenë që në futboll s’mund të kalosh nga dy tre shkallë. Jemi një kombëtare modeste një kombëtare që po mundohemi të rritemi të bëjmë mirë, por kemi problematika” –

Si është vlerësimi I Gjokës për trajnerin Silvinjo?

“ Unë mendoj që trajneri jonë i Kombëtares e ka marrë eksperiencën e duhur. Me të mira dhe të këqiat e tij, me anën pozitive të asaj që ka dhënë. Ka dhënë maksimumin me europianin, në këtë moment që pati një hap prapa, nuk do të thotë se nuk bën më. Që të kemi guxim për lëvizje të reja, është mëse normale”

Çfarë do të thotë që kombëtarja duhet të guxojë më shumë?

“Kemi rregulluar atë që kemi patur defekt, në pjesën e dytë e rrisim lojën. Të jemi më të guximshëm, mos jemi inferior. Pjesa e dytë ndaj Ukrainës, ishte shumë e mirë”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!