“Na duhen talentet, jo formati” / Trajneri i njohur Ernest Gjoka kritikon variantin e ri të Superligës

schedule15:46 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:46 - 19 Korrik, 2023

E qartë që nuk mund të bien të gjithë dakord.

Për formatin e ri të Abisnet Superligës kritikat nuk vijnë vetëm nga klubet kryesore, por edhe nga një trajner I njohur si Ernest Gjoka.

Njeriu që doli kampion në Shqipëri me Kukësin dhe në Maqedoninë e Veriut më Shkëndinë, bën pikërisht atë vërejtje, e cila është në majë të gjuhës edhe për Partizanin apo Tiranën.

“Nuk e mendoj të jetë e mirë kjo, sepse një skuadër që një vit rresht ka dalë në vend të parë, dhe në play off mund të rrëshkasë dicka, ka mundësi në futboll, dhe të të ikë kampionati më duket një dicka absurd. Unë them se duhet gjetur një modul ndryshe. Moduli me 12 skuadra mua më pelqen sigurisht që në fund të ditës, llogaritë bëhen me sa të ardhura vijnë. Dhe ne kemi nevojë për të ardhura, klubet kanë nevojë për të ardhura.”

Gjoka ka një propozim për Federatën, e cila sipas tij do të ndihmojë klubet të krijojnë dhe shesin më shumë talente dhe të fitojnë më shumë para.

“Pse jo mos bëjmë një kusht, sic e ka Maqedonia. Meqë kemi një rrjedhje të lojëtarëve cilësore, të bëjmë një kusht të fusim një element të ri me detyrim.Sepse futbolli shqiptar nuk po prodhon, ka më shumë rrjedhje ”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!