“Na braktisët,” kreu i Wagner akuzon Kremlinin për tërheqjen e trupave rusë nga Bakhmut

schedule14:48 - 18 Maj, 2023

schedule 14:48 - 18 Maj, 2023

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus wagner, akuzoi sot njësitë e rregullta të ushtrisë ruse se u tërhoqën 570 metra në veri të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, duke ekspozuar forcat e Wagner ndaj rrezikut.

Forcat e Wagner po udhëheqin ofensivën Bakhmut, një nga betejat më të përgjakshme dhe më të gjata që nga fillimi i luftës, të cilën Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Prigozhin, i cili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur nivelet e larta ushtarake të Rusisë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit e tij, i ka kërkuar ministrisë së mbrojtjes të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur forcat në Bakhmut pas asaj që ai e përshkroi si një tërheqje të forcave ruse.

“Fatkeqësisht, njësitë e Ministrisë ruse të mbrojtjes janë tërhequr deri në 570 metra në veri të Bakhmutit, duke lejuar ekspozuar ndaj rrezikut forcat tona”, tha Prigozhin.

“I bëj thirrje drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes publikisht sepse nuk i lexojnë letrat e mia”, tha Prigozhin. “Ju lutemi mos na lini pa mbrojtje,” tha Prigozhin, duke iu drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimov, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.

Wagner pretendon se ka pushtuar pjesën më të madhe të qytetit të shkatërruar. Por Ukraina pohon se forcat e saj kanë rimarrë territorin rreth Bakhmutit ditët e fundit.

Moska e ka cilësuar Bakhmutin, një qytet me rreth 700,000 banorë para luftës, si një hap të mundshëm për të marrë në kontroll pjesën tjetër të rajonit të Donbasit që kufizohet me Rusinë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!