Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti i e ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo tha se pas prishjes së negociatave me kompaninë “Fusha”, Bashkia do të kërkojnë kredi për të ndërtuar teatrin e ri kombëtar. Ajo tha se kemi qëllim që gjithë procedurat të mbyllen shpejt dhe punimet të nisin brenda vitit 2020, që shënon 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.
E pyetur nga Xhafo se pse dështuan negociatat me kompaninë private për ndërtimin e teatrit me PPP, Ruseti tha se “pas një procesi të gjatë negociimi ku për shtetin ishin 6 zyrtarë dhe 1 artist në tryezë nuk u ra dakord pasi firma kërkonte ta ndërtonte teatrin për afro 7 vite, ndërsa ne kërkuam të ndërtohej për 4 vite. E dyta ne kërkuan që teatri të bëhej me cilësi të lartë dhe teknologji të mirë”.
Sa i përket zhvillimit të pronës private pas teatrit, Ruseti shtoi se “ne deshëm të parin teatrin pastaj operatori të zhvillonte zonën përreth”.
Por pse bashkia nuk e nxori oferten për operatorë të tjerë?
Ruseti: Kur u bë oferta e parë ishte vetëm një operator “Fusha.sh.pk” duke qenë se ne nuk kishim ofertues tjeter nuk ia vlente të humbsim ende kohë me të njëjtin model sepse mund të shtynte edhe 6 apo 7 muaj të tjerë.
E peytur për kullat që do të ndërtoheshin pas teatrit të ri, Ruseti tha se “qytetarët ishin të shqetësuar që të mos prekej prona publike, ndaj ne i kërkuam operatorit që 5 mijë metra katror që ka teatri aktualisht të mbeteshin të pandryshuara. Kjo e ka afektuar planin e operatorit”.
Ndërsa e pyetur nëse bie projekti për kullat tashmë që nuk u arrit marrëveshja me Fushën, n/kryetarja e bashkisë tha se “kullat mbeten një opsion që do të diskutohet por ne për momentin duan që të ndërtojmë teatrin”.
Sa i përket financimeve, Ruseti deklaroi se “projekti për shkak të cilësisë dhe vlerës që do ketë mund të bëhet me kreditim. Ne do të kërkojmë kredi në bankat e nivelit të dytë në vend, por edhe nga BERZH. Ne si bashki kemi financa të shëndetshme për të dalë në treg për kredi dhe presim të marrim kredinë edhe me ndihmën e qeverisë”. N/kryetarja e bashkisë nuk pranoi të japë detaje mbi faturën financiare të këtij projekti. /abcnews.al