Myzeqe, të gjitha perimet gati për eksport

schedule15:00 - 22 Mars, 2019

schedule 15:00 - 22 Mars, 2019

Fermerët në Lushnje thonë se perimet e tyre po i eksportojnë në Greqi dhe në vende të tjera. Një gjë e tillë u jep garanci financiare, ndryshe nga tregu vendas që pëson luhatje të vazhdueshme.

Perimet e këtij viti do të shkojnë të gjitha për eksport. Fermerët në Lushnje, nuk do të furnizojnë tregun vendas. Çmimet nën kosto dhe mungesa e fuqisë blerëse, shihen si pengesa kryesore.

Tregu vendas nuk ka stabilitet çmimi. Ky fermer nga Goriçaj thotë se çmimet e shitjes së perimeve direkt nga serat ndryshojnë çdo ditë. Mungesa e stabilitetit bën që prodhimet e tyre t’i adresojnë në pikat e grumbullimit për eksport.

30 pika të eksporteve në Lushnje kanë nisur punën prej një muaji. Ballkani dhe shtetet e Evropës lindore janë vendet që marrin perimet e Myzeqesë.

Pavarësisht se eksportet e perimeve kryhen 12 muaj të vitit, statistikat e Drejtorisë së Bujqësisë tregojnë rënie. Një vit më parë, në periudhën Janar-Shkurt 2018 u eksportuan afro 93 mijë tonë perime, kurse këtë vit në të njëjtën periudhë, shifra shkon në 65 mijë tonë./abcnews.al