Kohë Coronavirusi, kohë ku edhe sfidat në “Instagram” janë të shumta. Një prej tyre është sfida me foto nga fëmijëria, që i janë bashkuar edhe shumë futbollistë. Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares dhe Lokomotiv Zagreb, është një prej tyre.
Beratasi shfaqet me një buqetë lule në dorë dhe i kollarisur, me shumë mundësi në ditën e 7 ose 8 marsit. Ai sfidon miqtë e tij futbollistë, Taulant Xhaka, Eros Grezda, Klaus Gjasula dhe Tolic të Lokomotiv Zagreb.
Lojtari i Paderborn, Gjasula, e ka ripostuar foton e Uzunit në llogarinë e tij në “Instagram” dhe e ngacmon shokun e tij, teksa shkruan: “Playboy ke qenë që i vogël”. /abcnews.al