Dëshmitarët okularë kanë përshkruar tmerrin e tërmetit në Myanmar, i cili me aq sa raportohet deri tani u ka marrë jetën 144 personave dhe ka plagosur 144 të tjerë.
Për median britanike SkyNews një turiste nga Anglia që vizitoi shtetin tajlandez pak kohë më parë tha se në momentin e tërmetit ndodhej në një lokal aty afër.
“Klithmat dhe të bërtiturat dëgjoheshin kudo. Të gjitha braktisën banesat e tyre dhe u ‘dyndën’ rrugëve të panikosur”, tha ajo teksa kujton momentin e tmerrit.
Pasi doli nga kafja ajo tregon panoramën e tmerrshme të Myanmarit.
“Gjëra e parë që pashë sapo dola jashtë ishte një ndërtesë që lëkundej, uji që rridhte nga pishina dhe njerëz që qanin me ngashërim. Pashë një ndërtesë 5 katëshe që u shemb para syve të mi, qytetarë që rrinë në rrugë dhe luten për të afërmit e tyre”, tha ajo.
Në Myanmar të paktën 3 persona vdiqën pasi një xhami u shemb pjesërisht në Taungoo. Një dëshmitar okular tha: “Ne ishim duke falur lutjet, kur filluan lëkundjet…3 vdiqën në vend”, tha ai.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që lëkundi Myanmarin këtë mëngjes ka shkaktuar dëme të madha, ndërsa theksohet se qindra persona janë bllokuar në rrënoja. Ndërkohë ekspertët e kërkimit dhe autoritete lokale janë angazhuar që prek orëve të para të mëngjesit që t’u vinë në ndihmë të plagosurve dhe atyre që janë të bllokuar nën rrënoja./abcnews.al