Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Myanmarin të premten është rritur në më shumë se 1600, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.
Një video ku tregohet një çarje e madhe e tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale.
MASSIVE ground rupture/crack has appeared in Myittha, Mandalay Region, following the powerful M7.7 earthquake in Myanmar
pic.twitter.com/vFlPet0XPH
— Volcaholic
(@volcaholic1) March 28, 2025
Kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.
OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.
Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.
Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën./abcnews.al