‘Muzikë për shpresë’, Andrea Bocelli performon në katedralen e Milanos

schedule08:25 - 13 Prill, 2020

schedule 08:25 - 13 Prill, 2020

Tenori i njohur italian, Andrea Bocelli, ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralen e zbrazët ‘Duomo di Milano’.
Si kurrë më parë, sheshi i madh para kishës së famshme në Milano ishte tërësisht i zbrazët, por kjo nuk e ndaloi tenorin e madh për të dërguar dashuri në ditën e Pashkëve katolike.

Këngëtarit 61-vjeçar iu dha leja për të hyrë në katedralen e Milanos nga Gianantonio Borgonovo dhe kryetari, Giuseppe Sala, për të performuar atë që është quajtur ‘Muzikë për shpresë’.

Përpara performancës, Bocelli u fotografua në katedralen ‘pa frymë’, veshur me një kostum të zi. Bashkë me të ishte vetëm një instrumentist, Emanuele Vianelli, por mijëra sy e veshë e panë dhe e dëgjuan live përmes YouTube.

 

Tenori ishte pa audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare për situatën e krijuar nga COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.
Brenda pak orëve pritet të publikohet versioni ‘audio’ i performancës së tij në katedralen e famshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!