Muzikë me volum të lartë gjatë mesnatës, pronari i lokalit në Velipojë “nuk heq dorë” dhe i kthehet policisë

schedule15:03 - 31 Gusht, 2023

schedule 15:03 - 31 Gusht, 2023

Një 49-vjeçar, pronar i një lokali në Velipojë ka kundërshtuar forcat e policisë. Kjo pasi këta të fundit i kanë kërkuar të ndalojë muzikën gjatë mesnatës.

Ai nuk ka pranuar dhe në cilësinë e provës materiale blutë i sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët rreth mesnatës, kanë ndërhyrë për ndalimin e muzikës, në lokalin që ky shtetas administronte, në Velipojë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!