Muzikanti i njohur dhe tifozi i Man City tallet me Januzaj: Me shumë mundësi po punon në fast-food

schedule19:21 - 9 Shtator, 2021

schedule 19:21 - 9 Shtator, 2021

Noel Gallagher është një pjesëtar i grupit muzikor “Oasis” dhe është një tifoz i flaktë i Manchester City. Ai e ndjek skuadrën e Guardiolës në thuajse cdo ndeshje.

Si cdo tifoz i City, Gallagher nuk rri pa thumbuar rivalët historikë të Manchester United. Duke folur për “TalkSport”, ai ka komentuar trasnferimin e Ronaldos si dhe është tallur me Adnan Januzaj. “Nuk do më kishte pëlqyer. Kur doli lajmi, i çova një mesazh dikujt që njoh te Citi dhe i shkrova “më thuaj që kjo nuk është e sigurt”. Dhe ai m’u përgjigj “mirë, me sa duket…”. Në atë moment e kuptova që diçka po ndodhte me United. Por më lumturon që është kthyer te United, jam i lumtur që ka shkuar atje. Sido që të jetë, tifozët e United e teprojnë, kur erdhi Aleksis Sanchez menduan menjëherë se do të fitonin titullin” tha Gallagher.

Më pas ai foli edhe për Adnan Januzaj që luajti me United në vitet 2013-2016. “Më kujtohet që një tifoz i Manchester United më pa në sy atëherë dhe më tha: “Ky djalë do të ndryshojë futbollin botëror”. Tani as nuk e di se ku është… Me shumë mundësi po punon në ndonjë fast-food” tha Gallagher. /abcnes.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!