Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sërish pasi shprehur shqetësimin për veten dhe gjithë kolegët e tij në muzikë, duke theksuar se tashmë po hyjnë në muajin e 8 pa punë.
Në një lidhje për emisionin ABC e Mëngjesit, ai deklaroi se artistët e muzikës live nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.
Eltoni e ka quajtur absurde për sa kohë, shqiptarët përqafohen dhe puthen në rrugë, ndërsa në lokale për muzikë nuk lejohen.
“Ka vend për tu rishikuar mundësia e hapjes së lokaleve live. U bë 8 muaj që qyteti jeton në këtë mënyrë, duke qenë edhe moti me shi, më bën të zymtë. Nuk duhet të trajtohemi kështu. Përderisa po lejohen bizneset. Unë jam pro hapjes, ashtu siç kam qenë pro mbylljes. Ne muzikën e kemi profesion dhe prandaj duhemi kuptuar. Prandaj edhe reagova.
Ca janë të mbyllura, ca aktivitet janë të hapura. Akti normativ nuk funksion kështu. Nuk është faji jonë të rrimë të mbyllur. Qeveria duhet të marrë masa. Të bëjë një paketë në mbështetje të artistëve. Me thënë të drejtën, artistët aq sa e kërkojnë artin ta bëjnë bashkarisht aq edhe krijesa të çuditshme janë të bërit bashkë. Nuk jam i bindur nëse ne po bëjmë bashkë. Unë shpresoj, po nuk mjafton vetëm vullneti i Eltonit, po duhet i të tjerëve.
Në momentin që t’i ndalon muzikën dhe ndërkohë 90% e shqiptarëve puthen dhe përqafimet në rrugë. Nuk është e drejtë. Ky nuk është halli i popullit, duhet të dëgjohemi. Duhet të jetë komiteti i ekspertëve që të dëgjohen edhe hallet tona. Shumë artistë kolegë të mitë janë drejt falimentit si financiar ashtu edhe shpirtëror. Nuk punojmë për qejf që ditën taksistë dhe natën këndoj për qejf. Jo më jo ne e kemi profesion.
Kategoria jonë nuk është ndihmuar fare, zero, zero. Dërgo letra zero. Këtu fillon njeriu çmendet fare. Është gjithçka e zymtë. A ka njeriu më ndjenjë më moral”, tha Deda. l.k/abcnews.al