Presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelenskyy është zotuar që të bëjë më të mirën kur vendi i tij të presë Eurovision-in vitin tjetër.
Siç e do tradita, fituesi i festivalit organizon eventin vitin e ardhshëm, megjithatë me luftimet e ashpra që po bëhen në Ukrainë aktualisht nuk mund të thuhet me siguri nëse Eurovision 2023 do të mund të mbahet në Ukrainë.
Kur në Twitter u sugjerua që nëse Ukraina e ka të pamundur, festivalin ta organizojë Britania e Madhe meqë mori vendin e dytë, Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace tha: Në një mënyrë apo në tjetrën, festivali do të bëhet në Ukrainë.
Lideri ukrainas falënderoi Kalush Orchestra për fitoren dhe këdo që votoi për ta.
“Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg…Guximi ynë impresionoi botën, muzika jonë pushton Evropën”. /abcnews.al/