Kozeta Kurti, gazetarja e cila flet gjithnjë pa dorashka dhe e drejtpërdrejtë, nuk ka nguruar edhe këtë herë të kritikojë tekstet muzikore të viteve të fundit.
E ftuar në emisionin “Bardh a Zi” është shprehur nëse ke para mund të blesh gjithçka, qoftë edhe karrierën muzikore.
“Në gjykimin tim janë liberalizuar, diploma, universitete, gjithçka dhe e drejta për të prodhuara filma, muzikë është bërë kaq liberale, sa kushdo që gjen 5 para mund të gdhihet një mëngjes të bukur tekstshkrues kompozitor, interpretues, autor librash, regjizor filmash, dakord tregu ka vend, por mënyra se si zgjedhim për tu promovuar bën një diferencë tjetër.” /abcnews.al/