Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sarajet”, muze për artin islam/ Rama: Stacion kyç i historisë, vlerë e shtuar për Tiranën

schedule20:43 - 17 Shtator, 2025

schedule 20:43 - 17 Shtator, 2025

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame do të ndërtohet në sarajet e Tiranës, si një vlerë e shtuar për kryeqytetin dhe një dëshmi historike e lidhjes së kulturës islame me historinë dhe artin evropian dhe mesdhetar. Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij muzeu, i cili do të ekspozojë objekte dhe libra të vlefshëm, duke pasuruar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Ky projekt do të bashkohet me muzeun Besa dhe me stacione të tjera kulturore dhe historike në Tiranë, duke e bërë qytetin një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën.

Në sarajet e Tiranës do të ndërtohet Muzeu i Artit dhe Trashegimisë Islame.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë muze “një vlerë të shtuar për kryeqytetin dhe një dëshmi historike për ruajtjen e trashëgimisë culture islame në vendin tonë.



“Kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së Mesdheut, e kulturës së Evropës dhe pavarësisht se ky muze në përmasën e vet është modest, krahasuar me shembujt që i patë aty të muzeve shumë pompozë të artit dhe kulturës islame, por besoj që është i nevojshëm dhe është i mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që përndryshe, për shumëkënd, është një dëshmi e munguar dhe madje është dëshmi e pamundur sepse në mendjen dhe në idenë e shumëkujt, kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Evropën, nuk kanë lidhje me këtë pjesë të kontinentit ku ne jemi dhe madje këtë pasuri kaq të çmuar të traditës dhe kulturës sonë,  shumëkush e sheh si një trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e histories.”

 Rama thotë se ky projekt do ti bashkohet muzeut Besa, duke e pasqyruar Tiranën me stacione të reja culture dhe arti.

“Besoj që edhe lidhja e gjithë kësaj pjese me pjesën tjetër ku kemi Piramidën e më pas muzeun tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi që ta shohim të nesërmen e Tiranës, të pasur me ‘’stacione’’ arti, me ‘’stacione’’ kulture, me ‘’stacione’’ historie, të cilat do të shkojnë duke u shtuar.  Ajo që është e rëndësishme në këtë rast, është se ky është një ‘’stacion’’  kyç i historisë sonë, i historisë sonë si komb, i historisë së qytetit tonë, të kryeqytetit të Shqipërisë.”

Në muzeun e Artit dhe Trashëgimisë Islame do të ekspozohen objekte dhe libra me vlerë të rradhe ndërsa do të shërbejë edhe si dëshmi e lidhjes së trashëgimisë islame me kulturën europiane dhe mesdhetare.

 / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!