Muzeu i Artit Bashkëkohor në Francë organizon një ekspozitë vetëm për nudistët

schedule12:27 - 24 Prill, 2023

schedule 12:27 - 24 Prill, 2023

Ekspozita “Mishërimi” në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Lyon, Francë, do të jetë e hapur vetëm për nudistët, të enjten e ardhshme, më 27 prill.
Ata që ndihen rehat me trupin e tyre dhe nuk duan ta fshehin me veshje, do të kenë të drejtën e tyre pasi Muzeu i Artit Bashkëkohor do t’u hapë dyert për ta admiruar ekspozitën me temën “Mishërimi” .

Siç thuhet në një botim përkatës të gazetës franceze “Le Figaro”, ekspozita, e cila do të zgjasë nga ora 18:30 deri në 20:00, organizohet nga muzeu francez në bashkëpunim me Federatën Nudiste “Rhône-Alpes”.

Një ekspozitë e ngjashme u mbajt në rajonin francez të “La Sucrière” në mars të vitit 2022 dhe, siç deklaroi kuratori i muzeut të Lionit, pati një ndikim të madh në publik.

“Ideja jonë është të vëmë në dyshim çështjen e trupit në mjedis, për të parë se si një trup ndërvepron me trupat e tjerë ”, shpjegon Muzeu i Artit Bashkëkohor, i cili aktualisht ka planifikuar tre ekspozita të ngjashme.

Nudistët që do të vizitojnë vendin të enjten do të mund të shohin rreth 60 vepra, piktura, skulptura dhe video nga koleksionet e muzeut rreth temës së trupit të njeriut./abcnews.al