Nga Leontina Nika
Ky është imazhi që shoqëron turistët dhe vizitorët vendas në Muzeun Historik Kombëtar. Prej më shumë se dy muajsh dyert Muzeut Historik Kombëtar janë të mbyllura, për shkak të thyerjes së xhamave nga protestat.
Drejtori Muzeut Historik Dorian Koci, e cilëson si rast të pa precedent thyerjen e xhamave, ku sjell ndërmend edhe trazirat e vitit 1997”ku kjo nuk ndodhi.
Thotë se projekti i muzeut ka marrë miratim nga ministria e kulturës, por nuk jep një afat se kur do të nisin punimet për restaurimin e xhamave
Edhe projekti i rikonceptimit të linjës muzeale të muzeut historik monument kulture i kategorisë së 2 është miratuar prej disa muajsh, por ende ka mbetur peng i buxheteve
Pavionet e Muzeut Historik që nga 10 dhjetor 2020 janë të pa vizitueshëm, ndërkohë që salla e ekspozitave vazhdon aktivitetet normalisht. /abcnews.al