Shpallja e Krahinës Autonome të Korcës do të ketë një muze që e identifikon.
Muzeu për ngjarjen historike të vitit 1916 pritet të ngrihet në ndërtesën e Shtëpisë së Flamurit. Këshilli i qarkut dhe bashkia e Korcës do të akordojnë një fond prej 30 milion lekësh.
Aktiviteti i Krahinës Autonome të Korçës, funksionoi për dy vite me atributet e plota të shtetit.
“Në këtë vend u krijuan insitutcionet shqiptare. U ngrit policia, gjykata vendase, u materializuan pasaporta, pulla. U ngrit një sistem komunikimi që treguan se shqiptarët mund të vetëqeverisë. Ne për fat të mirë kemi koleksionistë që kanë punuar me paison duke mblehdur këtop artifakte dhe dokumente q ëtë krijojnë për të ngritur një muze.”
Puna për ngritjen e këtij muzeu do të nisë vitin e ardhshëm.
“Është një proces që kërkon kohën e vet. Do të bahskëpunojmë me akademinë e shkencave dhe koleksionistë të fushës.”
Synimi është që muzeu i Shtëpisë së Flamurit të jetë gati në dhjetor të vitit 2026, kohë që përkok me 110 vjetorin e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës./abcnews.al