Muzaka rrezikon sezonin, pritet rezonanca

schedule10:39 - 6 Tetor, 2019

schedule 10:39 - 6 Tetor, 2019

Gjergji Muzaka është dëmtuar në ndeshjen e djeshme që Skënderbeu fitoi me Luftëtarin në Korçë. Kapiteni i bardhekuqve ka probleme me gjurin dhe është parë mbrëmë me paterica, teksa kishte shkuar në Spitalin e Traumës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e mikut të tij Aldo Teqja.

Dyshohet për një këputje të ligamentit të gjurit, por më parë duhet pritur rezonanca magnetike. Aty do të shikohet shkalla e dëmtimit të mesfushorit dhe shpresohet shumë që të mos ketë diçka të rëndë.

Një ndërhyrje në ligament do të mbyllte sezonin për Muzakën, pasi do t’i duhej të qëndronte jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj. Praktikisht ky sezon mund të konsiderohej i mbyllur, nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë.

Vetë trajneri Daja, një ditë më parë bëri me dije se të paktën një muaj Muzaka do të qëndrojë jashtë. Tanimë të gjithë i kanë sytë nga mjekët për të mësuar gjendjen reale të kapitenit të Skënderbeut. / abcnews.al

Gjergji Muzaka, me paterica

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!