Mutacioni i ri, rezultatet e hulumtimit nga Pfizer dalin brenda dy javësh

schedule13:32 - 26 Nëntor, 2021

schedule 13:32 - 26 Nëntor, 2021

Laboratori farmaceutik gjerman BioNTech, i cili po bashkëpunon me Pfizer, pritet të publikojë brenda dy javësh  rezultatet e para të hulumtimit nëse mutacioni i ri i zbuluar në Afrikën e Jugut është i aftë t’i shpëtojë mbrojtjes së ofruar nga vaksinat, tha një zëdhënës për AFP.

“Ne filluam menjëherë kërkimin mbi variantin B.1.1.529” i cili “është shumë ndryshe nga variantet tashmë të njohura sepse përmban mutacione shtesë në proteinën  spike”, karakteristikë e virusit SARS-CoV-2, vuri në dukje ai.

Ai madje shtoi se nëse varianti i shpëton mbrojtjes së vaksinave, kompanisë do t’i duhen disa muaj për të modifikuar vaksinën dhe më pak se gjashtë javë për të prodhuar dozat e para.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!